Lajme

Deliu për VV-në: Vullnetin qytetar e ka vendos në pazare

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 04 April 2021

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka “goditur” Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se vullnetin qytetarë e ka vendosur në pazare.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo e fundit, madje ka ngritur edhe çmimet e blerjes.

Postimi i plotë:

Partia e cila në emër të moralit politik, që prej themelimit të saj ka ushtruar dhunë mbi institucionet, policinë, pronën publike e private, mbi personat publik dhe familjet e tyre, sot vullnetin qytetar e ka vendos në pazare madje për ironi edhe ka ngritur çmimet e blerjes.

Të tjera