Lajme

Deliu-Kodra: Zyra e Kurtit ia ndaloi fjalimin ish-ushtarit të UÇK-së në përvjetorin e masakrës së Reçakut

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 17 January 2023

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë se në përvjetorin e masakrës së Reçakut, zyra e kryeministrit ia ndaloi fjalimin një ish-ushtari të UÇK-së.

Deliu-Kodra këto komente i bëri në një postim në Facebook, derisa kritikoi Qeverinë për deklaratat ndaj figurë së Oliver Ivanoviqit.

“Nuk e di nëse ka fyerje më të madhe për viktimat dhe familjet e tyre sesa, lavdi që kryeministri i thur të njejtit duke e cilësu si “njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”?!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, zyra e Albin Kurtit, ia ka ndaluar fjalimin ish ushtarit të UÇK-së.

E kryeministri Kurti i thuri lavde figurës së Oliver Ivanoviçit, udhëheqësit të “Rojëve të Urës”, përgjegjës për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000. Banorët e lagjes së “Kovaçëve” në veri të Mitrovicës, nuk do ta harrojnë tmerrin e natës, ku u vranë 10 shqiptarë, u plagosën shumë të tjerë, u dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit.

Nuk e di nëse ka fyerje më të madhe për viktimat dhe familjet e tyre sesa, lavdi që kryeministri i thur të njejtit duke e cilësu si “njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”?! 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera