Lajme

Deliu-Kodra, pushtetit: Ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të Qeverisë, e keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 04 September 2023

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar mazhorancën duke thënë se pasi i lanë fëmijët pa libra, mazhoranca sot bojkotoi seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

“Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend”, ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook.

Postimi:

-Advertisement-

Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë.

Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera