Lajme

Deliu-Kodra për policin racist Besnik Demiri: Të mos heshtet ky rast

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 19 May 2020

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka reaguar ashpër ndaj racizmit që ka shfaqrut polici Besnik Demiri, i cili ka kërkuar ‘që drenicakët të mbyllen në kopsht zoologjik’.

Ajo shkruan:

Ku ka mbërri të degjeneroj diskursi publik i instaluar, motivuar edhe financuar nga subjekte të caktura politike për manipulim me masa të caktuara qytetare dëshmon statusi i këtij personi që nuk turpëron veç uniformën e institucionit më të besuar në Kosovë, po na trurpëron të gjithëve si shoqëri, ku kem lejuar të katandisemi.

-Advertisement-

Kësi racizmi i hapur i shfrenuar ndaj një rajoni të tërë, ndër rajonet më të përvuajtuara ndër vite, nuk e kisha paramenduar as nga armiku më i urryer i yni.

Identifikimi i Drenicës me një subjekt të caktuar politik nuk është arsyetim për të lancuar fushata urrejtëse e raciste që lehtë mund të eskalojnë. Përpjepkja për ta dehumanizuar me praktikat nazisto-fashiste një rajon të tërë është veprim i pafalshëm dhe nuk duhet të falet.

Ky rast dhe të tillat të ngjashme kërkojnë reagim të menjëhershëm të organeve të sigurisë e drejtësisë dhe distancim publik dhe kërkim falje publike nga të gjithë ata që ushqejnë këtë gjuhë të urrejtjës e përhapjes së racizmit.

Unë jam nanë e dy fëmijëve nga Drenica dhe ju siguroj se asnjëri prej tyre nuk është kafshë për t’u mbajtu (ngujuar) nën tela!

Turp për krejt ata që heshtin!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera