Lajme

Deliu-Kodra: Bashkësia ndërkombëtare nuk ka vullnet ta përballë Serbinë me krimet e veta

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 21 November 2020

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë që elitat në Serbi janë duke krijuar një mendësi të rrezikshme tek popullata serbe.

Sipas saj kjo më së miri është vërejtur në hulumtimin që ka treguar se gjysma e serbëve duan luftë me Kosovën.

“Çfarë mendësie prodhojnë elitat në Serbi dëshmon hulumtimi i fundit i opinionit publik që zbulon se gjysma e qytetarëve të saj dëshirojnë luftë me Kosovën dhe besojnë në shpërthimin e konflikteve të reja në rajon”, ka shkuar ajo në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Deliu ka folur edhe për mosreagimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve dhe agresionet që i ka kryer Serbia në kohën e ish-Jugosllavisë.

“Ky rrezik eminent për rajonin do të vazhdojë përderisa nuk ekziston një vullnet i bashkësisë ndërkombëtare ta përballë Serbinë me krimet e veta gjatë agresionit mbi vendet fqinje në luftërat e ish-Jugosllavisë. Kurse për vendet që mohojnë shtetësinë e Kosovës, sidomos ato të Bashkimit Evropian, ky fakt duhet t’u shërbejë si kambanë që ta njohin sa më parë Kosovën”, ka shkruar më tutje ajo.

Sipas deputetes së PDK-së Kosova mbetet argumenti serb që definimet territoriale mbeten të hapura në rajon.

“Përndryshe, ky hezitim i tyre për ta njohur shtetin e Kosovës do të vazhdojë të ushqejë aspiratën serbe për luftëra territoriale me vendet fqinje. Kosova mbetet argumenti serb që definimet territoriale mbeten të hapura në rajon dhe, për fatin e keq, neutraliteti i BE-së ndaj shtetësisë së Kosovës është duke i kontribuar këtij qëllimi”, ka deklaruar Deliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera