Lajme

Deliu-Kodra: Albin Kurti po reciton poezi para deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 07 July 2021

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e ka cilësuar si arrogant kryeministrin, Albin Kurti. Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën si temë debati është zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, ajo ka thënë se Kurti po reciton poezi para deputetëve dhe përfaqësuesve të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Është e pakuptimit që ne po flasim sot për marrëveshjen apo dokumentin e Uashingtonit dhe në sallë nuk e kemi asnjë përfaqësues të Qeverisë dhe kjo shpërfaqë më së miri arrogancën e pushtetit dhe kryeministrit që e reciton poezinë e vetë para deputetëve dhe përfaqësuesve të Kosovës dhe i braktis punimet e këtij Kuvendi pa u përgjigjur në çështjet fondamentale në pikat kryesore të cilat sot ai do të duhej të kishte përgjigje”, ka thënë Deliu.

Ajo ka shtuar se arroganca e Qeverisë Kurti nuk krahasohet me Qeveritë e tjera.

-Advertisement-

“E kujtojë përpjekjen e zotëri Kurtit si opozitar që ta disiplinojë qeverinë, edhe pse kjo qeveri nuk krahasohet me asnjë qeveri për arrogancën që e ka pas në raport me parlamentin”, ka thënë deputetja e PDK-së. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera