Lajme

Deliu- Haxhiut: I ka ra boja kamuflazhit me të cilin keni fshehur paaftësinë qeverisëse

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 06 November 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se është paturpësi e skajshme deklarata nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe pushteti në përgjithësi, që opozita të kualifikohet si bashkëpunëtore e Serbisë dhe ushqyese e apetiteve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas saj, një diskurs i tillë përçarës është i patolerueshëm.

Ajo tha se opozitën e përbëjnë subjekte të cilat kanë qenë bartëse të rezistencës politike e të armatosur, realizuese të pavarësisë e shtet-ndërtimit.

-Advertisement-

“I ka ra boja kamuflazhit me të cilin keni fshehur paaftësinë qeverisëse dhe qyqarllëkun në vendimarrje”, shkroi ajo në Facebook.

Pas gjendjes në veri, Albulena Haxhiu të shtunën tha se janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare.
“Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti”, shkroi ministrja e Drejtësisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera