Lajme

Deliu bën thirrje për votim të Demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 28 February 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët  Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu u ka bërë thirrje deputetëve të votojnë demarkacionin, transmeton Infokusi.com.

Deliu përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se votimi i demarkacionit do jetë votë për liberalizimin e vizave.

Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufijve mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte paparë të mbahej sot në orën 10:00 por Kuvendi ka shkuar në pauzë dhe seanca nuk ka filluar ende.

-Advertisement-

Seanca pritët të fillojë rreth orës 17:00 pasi vetëm atëherë mund të mbërrojnë deputetët që kanë qenë në vizitë në Podgoricë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera