Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 21-të në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 22 February 2021

Ndeshjet e javës së 21-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen të mërkurën dhe enjten, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këto takime.

Vëmendja me e madhe e kësaj xhiroje do të jetë në kryeqytet, aty ku Prishtina i bënë konak Dritës të mërkurën.

-Advertisement-

Ky derbi i është besuar Tefik Malokut me asistentët e tij, Fatlum Berishën e Bujar Selimajn, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala.

Duel interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Gjilanit dhe Ballaknit, që luhet të mërkurën dhe do të gjykohet nga Dardan Çaka me dy ndihmësit e tij, Besnik Morinën dhe Imran Kabashin.

Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në xhiron e 20-të në Superligë./Gazeta inFokus/

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera