Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 15-të në Superligë, ja kujt i është besuar derbi mes Gjilanit dhe Dritës

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 22 November 2021

Ndeshjet e xhiros së 15-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen këtë të martë dhe të mërkurë, shkruan Gazeta inFokus.

Derbi i kësaj jave do të luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Gjilan, aty ku Gjilani do të takohet me rivalin e përbetuar Dritën.

Takim tjetër interesant do të zhvillohet edhe të martën, ku Prishtina e pret Feronikelin.

-Advertisement-

Për të gjitha përballjet e xhiros së 15-të në Superligë tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.

Kryendeshja mes Gjilanit dhe Dritës i është besuar Shpëtim Murtezit me asistentët Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Valbon Hoxha dhe në dhomën e VAR-it do jetë Mervan Bejtullahu.

Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera