Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 14-të të Superligës, ja kujt i është besuar derbi i javës

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 18 November 2021

Ndeshjet e xhiros së 14-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen këtë të premte, shtune dhe të diele, shkruan Gazeta inFokus.

Derbi i kësaj jave do të luhet të dielën në Podujevë, aty ku Ballkani i bënë konak Ballkanit.

Takim tjetër interesant do të zhvillohet edhe të shtunën, ku Drita e pret në Gjilan skuadrën e Drenicës.

-Advertisement-

Për të gjitha përballjet e xhiros së 14-të në Superligë tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.

Kryendeshja mes Llapit dhe Ballkanit i është besuar Mervan Bejtullahu me asistentët Lumturije Muhadri, Besnik Morina, Erdall Zasella dhe në dhomën e VAR-it do jetë Dardan Caka.

Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera