Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligë, ja kujt i është besuar derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 21 October 2021

Ndeshjet e xhiros së 11-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen këtë të shtunë dhe të diele, shkruan Gazeta inFokus.

Derbi i kësaj jave do të luhet të dielën në Suharekë, aty ku Ballkani i bënë konak Prishtinës.

Takim tjetër interesant do të zhvillohet edhe të shtunën, ku Llapi e pret në Podujevës skuadrën e Dritës.

-Advertisement-

Për të gjitha përballjet e xhiros së 11-të në Superligë tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.

Kryendeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës i është besuar njërit nga gjyqtarët më të mirë në vend, Dardan Çakës me asistentët Fatlum Berisha, Alban Ejupi, Vigan Ibërdemaj dhe Mervan Bejtullahu (VAR).

Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 11-të në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera