Sport

Delegohen gjyqtarët për javën e gjashtë të Superligës, ja kujt i është besuar derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 15 October 2020

Të premten, të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet gjiroja e gjashtë e elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në program janë pesë ndeshje, e ku vëmendja me e madhe pritet të jetë në qytetin e Gjilanit, aty ku Gjilani dhe Drita përballen me njëra tjetrën.

Tashmë janë përcaktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këto takime.

-Advertisement-

Derbin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do ta drejtoj gjyqtari nga qyteti i Gjilanit, Mervan Bejtullahu, i cili do të ndihmohet nga asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërsa Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtarë i katërt.

Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve që do të gjykojnë në duelet e javës së gjashtë në Superligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera