Lajme

Delegacioni i BE-së mbërrin në Kosovë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 28 February 2018

Sapo ka rritur në Kosovë delegacioni I BE-së i përbërë nga ,presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionari për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, shkruan Infokusi.com.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha përmes një postimi në ‘facebook’.

Hoxha ka shkruar se me angazhim të përbashkët Kosova do të merr liberalizimin e vizave.

-Advertisement-

Po këtë ditë ishte planifikuar të mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, por që u shty për pauzë dhe nuk ka filluar ende pas më shumë së 3 orësh.

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Hoxhës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera