Delegacioni i KGjK-së nuk pranon përfaqësimin me fusnotë në konferencën e Rrjetit Ballkanik
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 10 July 2017
Sot zhvilloi punimet në ditën e parë të saj, Konferenca e 12-të ndërkombëtare e Rrjetit të Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, që po mbahet në Burgas të Bulgarisë.
E organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bulgarisë, në këtë Konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, të Hungarisë, Italisë, Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë, Bosnje Hercegovinës dhe Moldavisë.
Konferenca paradite nisi punimet me temën “Paanshmëria dhe Kodi i Etikës dhe e ardhmja e gjyqësorit”, për të vazhduar pastaj me temën e dytë, “Roli i Këshillave të Gjyqësorit në luftën kundër terrorizmit”
Pas pauzës së parë, në këtë konferencë delegacioni nga Serbia protestoi që Kosova të prezantohet me fusnotë. Mirëpo, Delegacioni nga Kosova nuk e pranoi një gjë të tillë, kurse delegacioni serb u largua nga konferenca në shenjë proteste, njofton KGJK, transmeton Indeksonline.
Përndryshe, Këshilli Gjyqësor i Serbisë nuk është akoma anëtar i këtij Rrjeti, nesër pritet të votohet.
“Paanësia dhe Kodi i Etikës dhe e ardhmja e gjyqësorit” ishte fokusi i temës paradite në këtë konferencë, ku të gjithë Këshillat e pranishëm e prezantuan Kodin e Etikës të vendin e tyre. Roli i Kodit të Etikës në sistemin gjyqësor u cilësua si një faktor i rëndësishëm për rritjen e besimit të publikut ne sistemin gjyqësor. Gjyqtaret, në përmbushje të funksioneve të tyre, duhet të veprojnë gjithmonë në mënyrë që të ruajnë dinjitetin, përgjegjësinë, pavarësinë dhe paanësinë e organeve gjyqësore. Etika përfaqëson standardet më të larta, të cilat gjyqtarët veçanërisht duhet të përpiqen të ruajnë, u tha në mes tjerash nga folësit e konferencës.
Ndërsa, kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi në mes tjerash citoi: ‘’Këshillat gjyqësore duhet të aftësohen për të nxitur dhe mbështetur ato politika që i shërbejnë mbrojtjes, zhvillimit dhe konsolidimit të pushtetit gjyqësor, në pajtim me standardet ndërkombëtare të cilat i japin mundësi për vet organizim, vet menaxhim dhe vet disiplinim sa me efikas, me qëllim për të përfaqësuar dhe mbrojtur me dinjitet interesat e gjyqësorit. Institucionalizimin i këtij rrjeti për vendet anëtare e cilësojmë si një ngjarje të rëndësishme, duke qenë se është një strukturë me natyrë ndërkombëtare e cila do të mbështesë dhe promovojë parimet themelore të pavarësisë së gjyqësorit dhe efiçencës së tij’’.
Ndërsa sa i përket temës “Paanësia dhe Kodi i Etikës dhe e ardhmja e gjyqësorit”, Kosova në fjalimin e saj, u sqaroi të pranishmëve se këtë çështje e ka të rregulluar me Kodin e Etikës profesionale për gjyqtarë, e cila në mënyrë taksative i parasheh kufizimet të cilat kanë të bëjnë me punën dhe profesionin e gjyqtarit. Po ashtu, numëroi aktivitetet në të cilat gjyqtari mund të merr pjesë, ashtu siç e parasheh ky Kod, si dhe aktivitetet në të cilat gjyqtarit nuk i lejohet të marrë pjesë. Në mes tjerash, u prezantua edhe Rregullorja për Përcaktimin e Pahijshme.
Nga të gjithë folësit, Këshillat Gjyqësorë janë inkurajuar që të lehtësojë bashkëpunimin e këshillave gjyqësore të vendeve anëtarë si dhe të krijojnë dhe elaborojnë qasje, apo praktika të ngjashme ndaj problemeve që kanë sistemet gjyqësore në vendet respektive duke qenë se është një strukturë me natyrë ndërkombëtare e cila do te mbështesë dhe promovoje parimet themelore të pavarësisë së gjyqësorit dhe efiçencës se tij./Indeksonline/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...