Delegacioni i nivelit të lartë të BE-së arrin në Kiev për Samitin e përbashkët

Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 02 February 2023
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe një delegacion prej 15 komisionerësh janë në Kiev për një Samit të përbashkët me qeverinë e Ukrainës.
“Ndihem mirë që u ktheva në Kiev, hera ime e katërt që nga pushtimi i Rusisë,” shkroi von der Leyen në Twitter pas mbërritjes në kryeqytetin ukrainas me tren.
“Kësaj radhe, me ekipin tim të komisionerëve,” shtoi ajo. “Ne jemi këtu së bashku për të treguar se BE-ja qëndron pranë Ukrainës si kurrë më parë. Dhe për të thelluar më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë.”
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi janë midis anëtarëve të delegacionit.
Von der Leyen u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy më 2 shkurt, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të arrijë në Samitin më 3 shkurt.
Samiti BE-Ukrainë në kryeqytetin ukrainas do të përforcojë mbështetjen e BE-së për Ukrainën përballë pushtimit të Rusisë dhe do të fokusohet në reformat e nevojshme që Ukraina të përparojë drejt anëtarësimit në BE.
BE-ja ka dhënë tashmë 50 miliardë euro ndihmë për Ukrainën dhe ky takim do të thellojë më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin e BE-së.
Temat që do të diskutohen përfshijnë rindërtimin e Ukrainës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në BE.
Vizita e komisionerëve të lartë në Ukrianë vjen një ditë pasi shtëpitë e disa zyrtarëve të rangut të lartë u bastisën nga agjentë anti-korrupsion, aksioni i dytë i tillë brenda një jave.
Presidenti Zelensky është zotuar të çrrënjosë korrupsionin nga institucionet e Ukrainës./REL

Të tjera
-
Megaoperacioni “Qielli i Thyer”, këta janë të gjithë emrat e të arrestuarve
Një operacion i njësitit antidrogë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me P...
-
S’shkon Kurti? Albulena Haxhiu e Mimoza Kusari nisen për takim me presidenten Osmani
Siç duket, në takimin e sotëm të partive me presidenten, Vjosa Osmani, lidhur...
-
Njëri nga të arrestuarit dje në aksionin e Prokurorisë kundër drogës, i afërt i VV-së, Qalaj: Vendi po përballet me një nivel të lartë të krimit dhe korrupsionit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur konferencë sot, pas operacionit...
-
“Pse babi e la hajnin me ia ba nanës bam”: Avokati i familjes së Liridona Ademajt emocionin me fjalën hyrëse në Gjykatë
Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka mbajtur fjalën hyrës...
-
Mesazhet e Murselit me Kokallën dhe Plavën, provë se eliminimi i Liridonës ishte planifikuar për 29 nëntor
Prokuroria ka paraqitur sot prova të reja tronditëse në seancën gjyqësore nda...
-
Abdixhiku: Takimi me presidenten do të jetë vetëm për zgjedhje lokale
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se takimi i sotëm i ftuar nga presidentja...
-
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm, i thotë edhe disa fjalë: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…
Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, është deklar...
-
Pak para takimit me partitë politike, ambasadori britanik i shkon Osmanit në presidencë
Pak para takimit me partitë politike, ambasadori britanik i shkon Osmanit në ...
-
Vrasja e Liridona Ademajt, nis seanca gjyqësore
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademaj...
-
Haradinaj takon ambasadorin Malaj: Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Shqipër...
-
Raportohet për një shpërthim të fuqishëm në oborrin e minierës Trepça në Stan Tërg
Një shpërthimi fuqishëm ka ndodhur para pak minutave në oborrin e minierës Tr...
-
Tahiri: VV-ja është shkaktare e bllokadës, presidentja duhet të ushtrojë presion për zhbllokim ose të shkojmë në zgjedhje
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllok...