Lajme

Delegacioni i MCC-së nga Uashington në vizitë tre ditore në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 22 May 2022

Një delegacion i Millennium Challenge Corporation, i kryesuar nga zëvendëspresidentja e MCC-se, Alicia Mandeville, do të vizitojë Kosovën prej 22 deri më 24 maj.

Ata do të qëndrojnë në Prishtinë dhe Mitrovicë, ku do të vizitojnë nga afër apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave, pastaj do të jenë prezent në ngjarjen që shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kyçen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë, transmeton KlanKosova.tv.

Pjesë e mbylljes së projektit “Gratë në Energji” do të jenë zëvendës-presidentja e MCC-së, Alicia Philips Mandaville, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendës-ambasadori i ShBA-së, Nicholas Giacobbe.

-Advertisement-

Ndërkohë, do të marrin pjesë edhe në konferencën e donatorëve me temë “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera