Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s

Autori: Gazeta inFokus
20:22 | 28 May 2022
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i përbërë nga Driton Hyseni, kryesues dhe Xhavit Haliti, anëtar, sot ka ndjekur punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s, në Vilnius, në Parlamentin e Lituanisë.
Gjatë paradites, sesioni u fokusua në zhvillimet rreth agresionit të Rusisë në Ukrainë, ndërsa gjatë pasditës u trajtuan çështjet që lidhen me nevojën e rishikimit të konceptit strategjik të NATO-s, duke përfshirë nevojën e zgjerimit dhe partneriteteve të reja, si dhe raporti i ndikimit të luftës në Ukrainë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në mes të sesioneve, delegacioni realizoi edhe takime dypalëshe me delegacionet e Mbretërisë se Bashkuar, Maqedonisë se Veriut, Ukrainës, si dhe një takim me Administratën e AP të NATO-s, qe ka të bëjë me organizimin e seminarit Rose Roth të AP të NATO-s, në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës se Kosovës, në tetor të këtij viti.
Driton Hyseni, së bashku me kryetaren e delegacionit të Shqipërisë, njëherêsh edhe nën kryetare e AP të NATO-s, Mimi Kodheli, takuan edhe delegacionin nga Ukraina, në ç’rast u trajtuan tema rreth sfidave që po kalon Ukraina dhe populli i saj, si dhe për qasjen që kanë dy vendet tona, Kosova dhe Shqipëria, në mbështetje të rezistencës së popullit ukrainas kundër agresionit rus.
Hyseni theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nxjerrë rezolutë me të cilën dënon agresionin ushtarak rus dhe invazionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe popullit të saj.
Të tjera
-
Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë
Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-S...
-
Sulmi rus në një qendër tregtare të Ukrainës, kaq persona janë vrarë
13 persona janë vrarë prej sulmit rus në një qendër tregtare në Ukrainë. R...
-
Miliarderi ukrainas padit Rusinë për humbjet e shkaktuara nga lufta
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusi...
-
Dokumentari dhe vizita te ekspozita për fëmijët e zhdukur- a po përgatit Lajçak agjendën e dialogut?
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhe...
-
Gropa masive në Ferizaj, pritet ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe
Një gropë masive është hapur në qytetin e Ferizajt, ku po bëhet përgatitja pë...
-
Rama thotë se toka “Sunny Hillit” nuk iu dha për 99 vjet, jep edhe hollësi tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thotë se festivalit “Sunny-Hill” nuk...
-
Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet
Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të po...
-
Prodhuesi i “Bayraktar” ja dhuron tre drone Ukrainës
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Turqit e “Baykar” ua japin ukrainasve falas tre dronë “Bayraktar”
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë
Prokuroria Speciale sot njoftoi për arrestimin e një shtetasi malazes nga fsh...
-
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se ...
-
Blinken: Bota u tmerrua nga sulmi rus mbi qendrën tregtare
Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në ...