Delegacioni i BE-së për vizat skanoi sundimin e ligjit

Autori: Gazeta inFokus
08:17 | 27 September 2018
Grupi Punues për Vizat (COWEB) i Këshillit të Bashkimit Evropian ka qëndruar të martën dhe të mërkurën në Kosovë dhe ka vëzhguar nga afër progresin e institucioneve kosovare në sundimin e ligjit dhe të çështjeve të tjera që lidhen me liberalizimin e vizave.Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas takimit të përbashkët me anëtarët e këtij grupi ka thënë se ajo e ka informuar delegacionin për angazhimet e deritashme për liberalizimin e vizave, si dhe për hapat e mëtejmë për këtë proces.
“Ne me përkushtim të plotë kemi kryer detyrat tona sa i takon liberalizimit të vizave, duke vënë prioritet nacional edhe procesin integrues”, ka theksuar ministrja Hoxha, duke shtuar se pret që këtë vit të merret vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve, shkruan “Zëri”.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se opozita kosovare i ka thënë jo liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një postim në “Facebook”, pas takimit me Grupin Punues nga Bashkimi Evropian, Hoxhaj ka thënë se sjellja e përfaqësuesve të opozitës ka qenë për keqardhje.
“Opozita sot hapur ka dalë kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është për keqardhje sjellja e përfaqësuesve të disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare (COWEB) që po e vizitojnë Kosovën për herë të parë. Liberalizimi i vizave nënkupton liri udhëtimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë edhe anëtarët e opozitës. Lajmi i mirë nuk do të vonojë me gjithë agjendat dashakeqëse të një pjese të politikës në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj..

Të tjera
-
Bajrami për Kurtin: S’ka lënë asnjë hapësirë për bashkëpunim
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverin...
-
Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së ba...
-
A do t’i bindën partitë presidentes Osmani për dalje nga ngërçi?
Ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas dështimeve të një pas njëshm...
-
Ky është Liridon Masurica që u ekstradua në SHBA si administrator kryesor i tregut kriminal online
Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është...
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi
Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë p...
-
Kurti njofton se ka udhëtuar në Poloni për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku...
-
“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyr...
-
Miftaraj kritikon deputetët e VV: Kuvendi po duket si sfilatë mode – kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk kupton hallet e popullit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reagua...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA administratori kryesor i tregut kriminal online, ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit
Liridon Masurica (33-vjeçar) nga Gjilani i njohur si “@blackdb” është ekstrad...
-
Deputetët britanikë kërkojnë ndryshim qasje ndaj Serbisë, shkak pjesëmarrja në paradën ushtarake në Moskë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të forta ndërkombët...
-
Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drej...
-
Numërohen 98% e kutive të votimit në Shqipëri, PS siguron fitoren, PD rënie krahasuar me 2021
Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit brenda Shqipërisë, Partia Socialist...