Delegacioni gjerman viziton kompaninë “Graniti”, fascinohen me prodhimet për tregun e jashtëm
Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 21 July 2022
Përfaqësues të lartë të Qeverisë Gjermane, së bashku më shumë se 20 biznesmenë kanë vizituar fabrikën për prodhimin e mobilieve “Graniti” në Suharekë.
Delegacioni nga Gjermania ka parë nga afër punën që behët në këtë kompani, e cila nga dita në ditë është duke rritur eksportet për në shtetin Gjerman, por edhe shtete tjera të Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesit e Qeverisë Gjermane, por edhe biznesmenët janë fascinuar nga ajo që kanë parë në këtë fabrikë dhe njëkohësisht menaxhmentit i kanë ofruar përkrahje të vazhdueshme për hapje të tregjeve të reja.
Në delegacion ka marrë pjesë znj.Anja Quiring drejtoreshë për Rajonin e Evropës Juglindore, z.Martin Gaber drejtor për Ballkani Perëndimor nga Germany Trade and Invest, z.Patrick Martens i deleguar nga bizneset Gjermane për Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, z.Wolfgang Mursch CTO anëtar i menaxhmentit, nënshkrues i autorizuar si dhe rreth 20 CEO të kompanive Gjermane.
Në anën tjetër drejtori i fabrikës për prodhimin e mobilieve “Graniti” në Suharekë Bajram Lumi ka falënderuar përfaqësuesit e Qeverisë Gjermane, por edhe për bizneset për vizitën dhe përkrahjen e premtuar për zgjerim të tregjeve.
Përndryshe “Granti” ka një eksperiencë prej më shumë se tre dekada në prodhim dhe shitje të mobilieve.
Lumi për ketë organizim i ka falënderuar Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ), BERZH, ITP, German Economic Team (GET), KDWV, ProCredit Bank Kosovë.
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...