Sport

Dele Alli kalon Hazard e Beckham

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 03 April 2018

Dele Ali me 2 golat e shënuar ndaj Chelseat në fitoren 3-1 të Tottenhamit, jo vetëm që i dha fund ëndrës së Bluve për të hyrë në zonën Champions, por vendosi një rekord të ri për golat dhe asistet në 100 ndeshjet e para në Premier League duke kaluar Eden Hazard dhe David Beckham për të njëjtën periudhë.

Futbollisti i Tottenhamit në këto 100 ndeshje ka shënuar statistika të jashtëzakonshme; 36 gola dhe 25 asiste duke kaluar shifrat e Hazard me 35 gola e 26 asiste dhe ato të Beckham me 21 gola e 22 pasime.

Edhe pse është vetëm 21 vjeç, Dele Ali është shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë të botës duke shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme për të shënuar gola edhe pse nuk është një sulmues i mirëfilltë. Në 3 sezonet e fundit, Dele Alli është futbollisti josulmues që ka shënuar më shumë gola në Premier League. Përpara tij janë vetëm Kane, Aguero, Lukaku, Vardy dhe Sanchez, që të pestë sulmues tipikë.

-Advertisement-

Por jo vetëm kaq, Dele Alli në këto 100 ndeshje ka mundur të përfshihet 2 herë në formacionin ideal të sezonit dhe në 2 raste është shpallur lojtari i ri më i i mirë. Pas 2 muajsh është Botërori i Rusisë dhe Dele Alli shpreson që të jetë në gjendje të drejtojë Anglinë drejt një vendi mes përfaqësueseve më të mira të botës si dhe të jetë një prej kandidatëve për fitimin e Topit të Artë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera