Lajme

Delawie i zhgënjyer me dështimin e konstituimit të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 03 August 2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur zhgënjimin me zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi të zhgënjyer që përfaqësuesit e popullit të Kosovës dështuan që të konstituojnë Kuvendin sot. Për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend dhe Qeveri funksionale sa më shpejtë që është e mundur, për t’i adresuar prioritetet urgjente për popullin e këtij shteti”, ka thënë ambasadori Delawie për Radion Evropa e Lirë.

Ai gjithashtu ka shtuar se “ne nxisim të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyre që të vazhdojnë menjëherë me formimin e institucioneve shtetërore”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera