Lajme

Delawie i trishtuar me rastin e Gjakovës: Tragjike që nëna dhe bija nuk kishin mbrojtje

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 09 August 2018

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur shqetësimin e tij për rastin në Gjakovë, ku u vranë nga burri, gruaja dhe vajza.

Delawie ka deklaruar se është tragjike që nëna dhe vajza nuk kishin mbrojtje nga shteti.

“I trishtuar dhe i zemëruar thellësisht nga vrasja e nënës dhe të bijës në Gjakovë. Është tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura. Programi ynë ‘Sundimi i Ligjit’ është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për tu siguruar që ankesat për dhunë në familje të marrin vëmendje të menjëhershme”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.

-Advertisement-

Inspektoriati policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj policëve që kanë qenë në detyrë ditën kur u vra 40-vjecarja, Valbona Marku- Nrecaj si dhe vajza e saj 9-vjeçe nga ish bashkëshorti, Pjetër Nrecaj. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera