Lajme

Delawie në hall me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 22 February 2018

Në ditën kur pritet të votohet për votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie është takuar me deputetë të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, shkruan Infokusi.com

Edhe të mërkurën, ambasadori Delawie është takuar me deputetë të LDK-së të cilët i kanë konfirmuar se qëndrimi i tyre është pro kalimit të demarkacionit në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar gjithashtu që të largohet raporti i komisionit të ri Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi

-Advertisement-

Partitë politike tashmë kanë paraqitur qëndrimet e tyre për çështjen e demarkacionit.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me të vetmën pikë votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është paralajmëruar për të enjten në orën 11:00 por që ende nuk ka filluar./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera