Delawie-grave: Kriminelët nuk duhet t’iu ndalin
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 20 May 2017
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie në ditën e dytë të Konferencës Rajonale të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, ka thënë se kufijtë nuk i ndalojnë kriminelët për të bërë punën e tyre, prandaj nuk do të duhej t’i ndalin as gratë për ta bërë punën e tyre.
ishte mysafir nderi në këtë konferencë, organizimin e të cilës e konsideroi si një mundësi shumë adekuate për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, të udhëhequr nga gratë.
“Ky është një event i mrekullueshëm për shkak se kjo është hera e parë që ka pasur një konferencë të tillë për gratë gjykatëse dhe prokurore në Ballkan. Jam shumë i kënaqur të shohë gjykatëset dhe prokuroret të reprezentojnë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën , Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë Malin e Zi dhe Rumaninë. Gratë jo gjithmonë kanë një zë shumë potent në Blallkan, siç e dini edhe ju. Fatmirësisht kjo situatë po ndërron dhe konferencat si kjo ilustrojnë sa larg Ballkani ka shkuar. Por ende ka shumë për t’u bërë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar të përbashkëtat e punës suaj dhe të eksploroni zgjidhjet e problemeve me të cilat ballafaqoheni në profesionin e drejtësisë. Kjo gjithashtu është një mundësi e mirë për të bërë progres përçara. ..Si pjesë e sistemit të drejtësisë ju duhet të jeni ato që udhëheqin ndryshimin duke e përmirësuar ligjin”, tha ai.
Prokurorja nga departamenti i drejtësisë në SHBA, Jennifer Clarke duke kujtuar rastet e korrupsionit me të cilat është marrë në SHBA, u shpreh se korrupsioni është shtysa kryesore e gjërave të këqija dhe në rast se nuk luftohet, ka gjasë të shndërrohet në diçka të zakonshme që pengon zhvillimin e shtetit.
“Rastet e korrupsionit janë mjaft të rëndësishme. Korrupsioni është një shtysë për shumë gjëra të këqija që mund të bien mbi vendin dhe qytetarët. Nëse korrupsioni nuk luftohet shndërrohet në diçka të pranueshme në shoqëri dhe në Qeveri, shndërrohet në diçka shumë të zakonshme në sisteme të drejtësisë dhe në Qeveri. Kur Korrupsioni të shndërrohet në normë, është e pamundur për shtetin të funksionojë pastaj në ndonjë mënyrë tjetër, pra zhvillimi i drejtësisë ndihmon që të tejkalohen këto probleme, këto raste duhet të merren shumë seriozisht”, potencoi ajo.
Ndërkohë konferenca ka vazhduar me trajtimin e temës së komunitetit LGBT, ku gjyqtarja Biljana Rexhiq ka treguar se personat që kanë preferenca tjera seksuale ende janë të stigmatizuar dhe nuk mbrohen njëjtë nga sistemi i drejtësisë.
“Komuniteti i lesbikeve, gayve, biseksualëve dhe transgjinorëve duhet t;i gëzojnë të drejtat dhe liritë në mënyrë të barabartë me të gjithë pjesëtarët e tjerë të shoqërisë. E dimë të gjithë që të drejtat e njerëzve janë të drejta universale dhe zbatohen për të gjithë individët dhe çdo vend duhet të garanton dinjitetin e barabartë për të gjithë njerëzit pa diskriminim për shkak të seksit, rasës, ngjyrës, fesë, origjinës kombëtare ose sociale. Shumë njerëz janë të stigmatizuar për shkak të orientimit të tyre seksual ose identitetit të tyre gjinorë dhe nuk mund t’i gëzojnë plotësisht të drejtat universale të tyre të garantuara. Disa prej tyre janë viktima të krimit të urrejtjes dhe nuk merren në mbrojtje kur sulmohen në rrugë, ne qytete dhe kjo ndodh gjithmonë nga qytetarët e pranishëm, deklaroi ajo.
Kjo konferencë dy ditore ka për qëllim gjetje e një zgjedhjeje për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gratë nga rajoni, në sistemin e drejtësisë.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
Kurti udhëton drejt Malit të Zi, publikohet agjenda
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Z...
-
Kamerat kanë kapur momentin kur është që lluar Kryeministri sllovak
Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset k...
-
Scholz uron kryeministrin e ri serb, ia përmend normalizimin e raporteve me Kosovën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq pë...
-
Mbyllet takimi trepalësh, tash takime shtesë
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, për çështjen e dinarit. Tani do...
-
Kurti shpreh keqardhje për plago*sjen e homologut sllovak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë, homologut ...
-
Platformë digjitale për historinë e Prishtinës
Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe pë...
-
Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak: Dënojmë fuqishëm këto akte dhu*ne
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministri...
-
Skënder Tasholli që u arrestua sot për rastin në Lipjan, akuzohej edhe për një rast tjetër të fajdes
Skënder dhe Albion Tasholli janë babë dhe bir nga Lipjani, të cilët janë arre...
-
Arritje e re në ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Muzeu i Pallatit në Pekin është caktuar si adresa zyrtare e sekretariatit për...