Lajme

Del videoja: Momenti kur 28 vjeçarja hap zjarr në shkollë, 6 të vdekur!

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 28 March 2023

Pamjet që tregojnë momentin kur 28-vjeçarja Audrey Hale hyri në një shkollë të krishterë në Nashville të Tenessise në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e hapi zjarr duke vrarë tre fëmijë e tre të rritur, janë publikuar së fundi nga policia.

Forcat e rendit e qëlluan dhe e vranë agresoren, për gjininë e të cilës u dhanë fillimisht informacione të paqarta.

Në fund, u sqarua se Hale ishte transgjinore. Kreu i policisë, John Drake u shpreh se 28-vjeçarja kishte lënë prapa një manifest dhe kishte harta të shkollës të cilat detajonin të gjitha hyrje-daljet e saj, si dhe vendndodhjen e kamerave të sigurisë.

-Advertisement-

“Kemi shënimet e saj disa prej të cilave i referoheshin pikërisht ditës së incidentit. Kemi dhe hartën me hollësitë sesi e kishte planifikuar të ndodhte gjithçka”, ka thënë John Drake.

Don Aaron, zëdhënës i Departamentit të Policisë në Neshvill, tha se autorja e sulmit, ish-nxënëse e shkollës “The Covenant School”, kishte me vete të paktën dy armë gjysmë-automatike dhe një pistoletë. Autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar motivin e ngjarjes së rëndë. Policia i përshkroi viktimat si tre nxënës dhe tre anëtarë stafi.

Ajo saktësoi se përveç tyre nuk ishte qëlluar askush tjetër. Shkolla ka rreth 200 nxënës, duke filluar që nga niveli parashkollor dhe deri në klasën e gjashtë. Fill pas episodit te radhës së këtij lloji që trondit opinionin publik amerikan, presidenti Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të miratojë ligje për kontroll më të fortë ndaj armëve, duke i shprehur se “duhet t`i mbrojmë shkollat tona që të mos kthehen në burgje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera