Rozë

Del video e plotë e rrahjes së Cllevios, Noizy dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” shpërndajnë grushte ndaj tij

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 07 June 2022

Gjatë ditës së djeshme, nëpër media rozë e rrjete sociale është shpërndarë një pjesë e shkurtër nga rrahja e reperit, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”, me ish-anëtarin e grupit TBA, Klevio Ahmetaj i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano” ose “Hudra”.

Gjithë kjo ngjarje besohet se ka filluar, teksa ky i fundit para një vit e gjysmë kishte filluar të ofendonte “Noizyn” dhe grupin e tij “OTR”. Ndërsa edhe pas lirimit nga burgu para pak javësh, Klevio ka ndaluar duke folur kundër anëtarëve të këtij grupi, e madje duke provokuar shpeshherë.

Ndërsa, ditën e djeshme ai kishte vendosur të shkonte tek lokali i Noizyt në Durrës, teksa kishte treguar përmes videove në rrjetin social “Instagram”.

-Advertisement-

Por, duket që kjo gjë nuk u prit mirë nga Noizy, i cili duket se këtë gjë e pa si një provokim të situatës, e cila agravoi deri në përleshje.

Në videon e siguruar nga Express Rozë, shihet teksa Noizy së bashku me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Geljan Rajkun shpërndajnë grushte ndaj Cllevios.

Pas kësaj ngjarje, mbrëmë si Noizy ashtu edhe Cllevio hyn “Live” në rrjetin social “Instagram” duke thënë nga një fjalë për këtë rrahje.

Kujtojmë, që Cllevio ka qenë mik i ngushtë i reperit, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, por që shoqëria e tyre kohëve të fundit ka marr fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera