Shëndetësi

Del studimi, mësoni nga se lind homoseksualiteti

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 23 February 2020

Homoseksualiteti lind nga një kombinim faktorësh gjenetikë dhe ambientalë. Ky është përfundimi i një studimi të shumëdebatuar, i kryer mbi një milionë e gjysmë persona nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish.

Sipas tyre, nuk ekziston vetëm një gjen që lejon parashikimin e sjelljes seksuale, por mijëra variante që kontribuojnë në mënyrë të kufizuar kundrejt ndikimit të ambientit dhe kulturës.

Studimi i botuar në revistën “Science”, përfaqëson edhe kërkimin më të gjerë gjenetik mbi temën e homoseksualitetit. Studime të mëparshme sugjeronin praninë e sinjaleve gjenetike të forta që mund të lejonin parashikimin e sjelljes seksuale; një nga më të njohurit përqendrohej tek kromozomi X, por në studimin e fundit, me një kampion 100 herë më të madh, është demonstruar se nuk është kështu. Kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat e më shumë se gjysmë milioni personash, të pranishme në dy banka të mëdha gjenetike.

-Advertisement-

Është bërë një ekzaminim i gjenomës me qëllim që të shihet se cilat gjene mund të jenë të lidhura me sjelljen seksuale të deklaruar nga personat në formularë. Dhe kanë rezultuar në përfundim pesë variante gjenetike të lidhura në mënyrë domethënëse me homoseksualitetin. Dallime të vogla në ADN që kanë treguar një lidhje të qartë me sjelljen homoseksuale, dy të gjendura si tek burrat ashtu edhe tek gratë, dy vetëm tek burrat dhe një vetëm tek gratë.

Edhe të marra së bashku, të pesë variantet gjenetike shpjegojnë më pak se 1 për qind të sjelljes homoseksuale, çka sugjeron se edhe shumë variante të tjera mund të jenë të përfshira, secili me një rol shumë të vogël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera