Rozë

Del rezultati i autopsisë për vdekjen e Adelës

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 29 Tetor 2017

Banorja e Big Brother dhe gazetarja Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 31-vjeçare. Xhamani ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Një orë më parë policia dha versionin e parë ku shkruante se Adelajda vuante nga epilepsia.“Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.

Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, shkruhej në njoftimin e policisë.Mirëpo sipas rezultatit të autopsisë Xhamani nuk vuante nga epilepsia dhe këtë e kanë mohuar edhe familjarët, s. Në trupin e të ndjerës nuk janë gjetur shenja dhune.

-Advertisement-

Sipas “Fax News” hera e fundit kur Xhamani kishte shfaqur ç’rregullime shëndetësore ishte 2 vite më parë kur kishte humbur ekuilibrin, rast për të cilin ajo kishte bërë analizat edhe jashtë vendit, por nuk kishte gjetur arsyen.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy