Del para gjykatës personi që deshi të dërgoj drogë në Austri përmes bureve me speca turshi
Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 24 September 2018
Një i akuzuar e pranoi sot para gjykatës në Pejë atë që e thotë aktakuza ndaj tij: se deshi që ta bartte drogën drejt Austrisë përmes bureve me speca turshi.
Aktakuza e ngarkon Albion Dekaj për shpërndarje dhe shitje të pa autorizuar të narkotikut.
Sipas aktakuzës ai së bashku me tani të ndjerin Arben Dekaj, në nëntor të vitit të kaluar, në fshatin Dollc të Klinës, kanë dorëzuar për transport në bagazhin e autobusit “Loshi Reisen” dy bure në cilat kishin futur narkotikun dhe menjëherë pas dorëzimit të tyre kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Gjithnjë sipas aktakuzës, pronari i kompanisë duke pasur dyshime e ka lajmëruar policinë, dhe kontrolli kishte rezultuar me gjetjen e narkotikut.
“Pas këtyre veprimeve, pronari i Kompanisë në fjalë e ka lajmëruar policinë për dyshimet gjersa në fshatin Komoran, policia e ka ndaluar autobusin dhe ka hapur buret ku është gjetur narkotiku brenda dy bureve me speca dhe lakra”, thuhet në aktakuzë.
Në fjalën përfundimtare, prokurorja kërkoi që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe “ta dënojë sipas ligjit”.
“Pasi që i pandehuri e pranoi fajësinë, deklaroj se mbes pranë përshkrimit faktik dhe juridik te akuzës pasi e njëjta është e bazuar në prova dhe i propozojmë gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit”, deklaroi Prokurorja Valbona Haxhosaj.
Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Albion Dekaj, avokati Muharrem Hoti, i kërkoi gjykatës një dënim sa më të butë.
“Në cilësi të mbrojtësit kërkoje nga gjykata që me rastin e vendosje të ketë parasysh faktin se në aktakuzë nuk ka asnjë rrethanë renduese, faktin se i akuzuari e ka pranuar fajësinë, faktin se nuk ka qenë I dënuar me parë, moshën e tij relativisht të re, andaj kërkoj nga gjykata që të mbrojturit tim t’i shqiptojë një dënim sa më të butë”, tha avokati Shala.
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...