Auto&Tech

Del në treg telefoni më i hollë në botë

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 18 October 2018

Një telefon i quajtur Card Keitai, me trashësi 4,3 mm do të hidhet në treg muajin e ardhshëm, kështu njoftuar firma më e madhe japoneze e smartfonëve NTT Docomo.

Ky model smartfoni është pjesë e një tendence të re për të ofruar të ashtuquajturat pajisje të lëvizshme dhe tepër kompakte për ata që tashmë kanë smartfonë më të mëdhenj.

Ky minitelefon është projektuar për t’u përshtatur në një mbajtëse kartash, peshon 47g dhe përmban një prekje elektronike të letrës, e ngjashme me librat elektronikë. Por ky telefon do të ketë funksionalitet të kufizuar, në thirrje, tekste dhe në lidhje interneti, pa kamera ose pajisje për të punuar me aplikacionet celulare.

-Advertisement-

NTT Docomo e përshkruan celularin si “më i holli në botë”, por kjo deklaratë ka të ngjarë të diskutohet nga krijuesit e tjerë të telefonave. Të apasionuarve pas telefonave i mbetet dhe një muaj pritje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera