Kulturë

Del në dritë libri me poezi “Jehona e pragut tim”

Autori: Islam Morina 20:43 | 17 December 2021

Ka dalë nga shtypi libri me poezi “Jehona e pragut tim”, me grup autorësh nga Klina.

Autorët e kësaj përmbledhje me poezi janë: Agron Boja, Haki Morina, Imer Pantina, Islam Morina, Lavdim Dushi, Mahir Morina, Ramë Bashota dhe Rrustem Berisha.

Redaktori librit Imer Pantina, thotë se botimi i këtij libri vjen si ide për t’i bashkuar artistët e fjalës së shkruar, të cilët një pjesë të veprimtarisë së tyre intelektuale ia kushtojnë gdhendjes së vargut, kësaj bukurie që di të bëhet e magjishme, di të bëhet trazuese dhe jo rrallë ia tejkalon edhe vet shprehjes filozofike, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Pantina po ashtu pohon se kjo ide do të vazhdohet edhe më tutje për të përfshirë edhe poetë të tjerë.

Kujtojmë se autorët klinas me anë të fjalës së tyre poetike sjellin te lexuaesi një mozaik ndjenjash e përjetimesh emocionale që vetëm shpirti i poetit di t’i sjellë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera