Lajme

Del Exit-Polli i parë për Prishtinën, ja kush do të jetë kryetar i ri i kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 14 November 2021

Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet për balotazh në 21 komunat e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë ka dalur edhe Exit-Pollit i parë për komunën e Prishtinës, ku në garë janë Arben Vitia i LVV-së dhe Përparim Rama i LDK-së.

Sipas Exit-Pollit të RTV Dukagjinit, kryetar i ri i kryeqytetit të Kosovës do të jetë Arben Vitia i LVV-së, i cili pritet të marrë 50.9% të votave, kurse Përparim Rama do të marrë 49.1%.

-Advertisement-

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur me 17 tetor, Arben Vitia kishte dalë i pari duke u votuar nga 36.818 qytetarë apo 42.54%, kurse Përparim Rama u rendit i dyti, duke marrë 25.252 vota apo 29.17%./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera