Sport

Del Bosque bën parashikimin për finalen e Champions

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 23 May 2019

Vicente del Bosque ka bërë parashikimin për fituesin e Champions Leagues.

I ftuari special i programit “El Partidazo” në “Radio MARCA”, tha se Liverpooli është skuadra favorite për të fituar trofeun më prestigjioz për klube në Europë.

Gjithashtu Del Bosque nuk kurseu elozhet për trajnerin Pochettino.

-Advertisement-

“Apriori, unë mendoj Liverpool është më i mirë se Tottenham. Më kanë folur shumë mirë për Pochettino, ai është trajner që po e demonstron potencialin e tij. Por unë mendoj se Liverpool është favorit për të ngritur trofeun”, përfundoi parashikimin Del Bosque.

Kujtojmë që finalja e madhe e Champions Leagues do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atleticos “Wanda Metropolitano”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera