Lajme

Dekorohet rruga “Ibrahim Lutfiu”, për nder të muajit të Ramazanit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 10 March 2024

Komuna e Prishtinës ka dekoruar rugën “Ibrahim Lutfiu”, për nder të muajit të Ramazanit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se dekorimi është bërë për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice.

“Në prag të Muajit të bekuar të Ramazanit, kemi dekoruar rrugën “Ibrahim Lutfiu” në zonën e vjetër të kryeqytetit, për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice. Vizituam po ashtu Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u pritëm nga kreu i KBI-së, Hetem ef. Sopjani me të cilin biseduam për projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve. Pamë edhe dizajnin e veçantë të lokalit “Begler” i cili gjendet në këtë zonë dhe që duhet vizituar patjetër”, thotë Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera