Deklarohet Vitia pas lajmit se mund të ketë sulm në një nga spitalet e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 06 April 2021
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar pas vizites me presidenten Vjosa Osmani në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Ai foli edhe për sigurinë e pacientëve, pas informacioneve të Policisë së Kosovës që mund të ketë një sulm në një nga spitalet e vendit.
Ministri Vitia u shpreh se pacientët janë të sigurt.
Kërcënimet për sulm, policia përveç QKUK-së po ruan edhe këto zona
“Pacientët natyrisht janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së kemi pasur disa takime ku kemi biseduar që përcjellja e familjareve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një. Për momentin duhet respektuar të gjitha masat dhe duke pasë parasysh se për një kohë fatkeqësisht këto masa nuk janë respektuar aq sa duhet, ne i kemi marrë masat që mos të jetë edhe institucioni shëndetësor një nga shpërndarësit e virusit”.
Po ashtu Vitia tha se është i kënaqur që ndodhej me presidenten Osmani aty, teksa apeloi tek të gjithë të marrin vaksinën kundër Covid-19.
“Është kënaqësi e veçantë që kemi presidenten Osmani sot këtu për të dhënë mesazhin që sot e dha, edhe një mesazh shtesë që përveç Qeverisë dhe Ministrisë që po mirret me sigurimin e vaksinave, po merret edhe Presidentja. Procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë. Ne nga dita e parë kemi filluar përpjekjen tona për sigurimin e vaksinave, presim shumë shpejtë që një kontingjent tjetër të vijë.
Jemi koshient se përveç vaksinimit janë të domosdoshme edhe masat mbrojtëse. Ti japim frymë edhe ekonomisë tonë dhe aktiviteteve tjera të shoqërisë sonë. Sipas informacione, vaksina është e sigurt, nuk ka efekte aspak serioze tek ata që e kanë marrë”.
Të tjera
-
Marrinsat amerikan: Rreth 40% e tyre kanë refuzuar Covid vaksinën
Rreth 40% e efektivëve të Marinës së Shteteve të Bashkuara nuk kanë pranuar t...
-
Hoxhaj: Hoti dhe Kurti dështuan para propagandës serbe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi n...
-
Franca shpëton 84 migrantë
Marina franceze tha se ka shpëtuar 84 persona që ishin në bordin e katër anij...
-
Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit janë të pasakta
Ish-ministri Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit j...
-
Maqedonia me shifra të larta vdekjesh e infektimesh nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedonia e Veriut ka regjistruar 32 viktima dhe ...
-
Paradite në ministri e pasdite në gjykatë, 4 ministrat e Kurtit me aktakuzë
Ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani, thot...
-
Kontenier me kokainë nga Ekuadori në Durrës
Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Durrësit. Burime për Top ...
-
Bota humbi afro 3 milionë njerëz nga Covid-19
Sipas një llogaritje të përpiluara nga AFP, të paktën 2.917.316 njerëz kanë v...
-
Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913
Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e që kishte sh...
-
Latifi: Sa më shumë t’i mbyllësh njerëzit aq më shumë e duan detin
Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi ka komentuar pushimet e qyt...
-
U paraqit rrejshëm si polic dhe tentoi t’i mashtrojë dy qytetarë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuari pasi që i njëjti është ...
-
83 raste aktive me koronavirus në Malishevë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24-orët e fundit ...