Lajme

Deklarohet ShSKUK-ja: A ndikoi furnizimi me oksigjen në vdekjen e 6 pacientëve me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 08 July 2020

Nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës kanë deklaruar se Mjekësia Sportive nuk ka pasur probleme të rënies së sasisë të furnizimit me oksigjen.

Nga ShSKUK njoftojnë se furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve.

Ky është njoftimi i plotë nga ShSKUK:

-Advertisement-

Nuk ka rrezikim të pacientëve në mjekësi sportive.

Në lidhje me raportimet e disa medieve se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës, njofton se furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve. SHSKUK, kërkon nga mediet që të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre në lidhje më këtë çështje dhe mos të kirjohet panik në opinion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera