Lajme

Deklarohet Qeveria për arrestimin e tre policëve të Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdar nga policia serbe

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 14 June 2023

Tre shtetas të Republikës së Kosovës të martën janë arrestuar nga Policia e Serbisë në vendkalimin kufitar në Merdar.

Lajmin e konfirmoi  zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se për këtë është njoftuar edhe Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.

Sipas tij, nga të dhënat e deritanishme fjala është për dy qytetarët nga Komuna e Podujevës, ndërsa për të arrestuarin e tretë ende nuk kanë të dhëna rreth identitetit të tij.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është njoftuar lidhur me arrestimin edhe të tre shtetasve të Republikës së Kosovës nga policia e Serbisë gjatë kalimit në Serbi, në vendkalimin kufitar në Merdar. Nga të dhënat e deritanishme fjala është për dy qytetarët nga Komuna e Podujevës, ndërsa për të arrestuarin e tretë ende nuk kemi të dhëna rreth identitetit të tij”, ka thënë Kryeziu./Telegrafi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera