Lajme

Deklarohet prokuroria për vrasjen në Prizren, i dyshuari ende në arrati

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 04 September 2023

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë duke  kryer hetime intensive bashkë me policinë lidhur me vrasjen e mbrëmshme në Prizren.

Poashtu bëhet e ditur se policia ka kryer bastisje në lokacione të ndryshme për të kapur të dyshuarin i cili ende ndodhet në arrati.

Prokuroria më tej ka dhënë edhe detaje se si ka ndodhur rasti i vrasjes.

-Advertisement-

“Sipas hetimeve të para të prokurorisë, i dyshuari A.G., pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën B.M., ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë” .



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera