Lajme

Deklarohet Presidentja Osmani pas takimit me Blinken

Autori: Gazeta inFokus 00:06 | 27 July 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për media pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Uashington D.C.

Ajo thotë se kanë folur për dialog, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe partneritetin e fuqishëm.

“Kosova përgjatë historisë së saj nuk ka pasur partner më të fuqishëm se sa SHBA. Natyrisht se kjo mbështetje ka qenë ekzistenciale në faza të ndryshme të historisë sonë dhe ka mbetur edhe sot sepse pa të nuk mund të aspirojmë të jemi në organizata ndërkombëtare. Ne kemi ambicie të jemi pjesë e organizatave ndërkombëtare. Kemi biseduar se si Kosova mund të jetë anëtare e NATO-s dhe partneritetit për paqe. Po ashtu biseduam për detajet e dialogut me Serbinë. E dini se SHBA si mbështetes të Kosovës dhe sovranitetit territorial, por Blinken dhe Biden kanë qenë të qartë që integriteti territorial të mos preket dhe dialogu të përqëndrohet për njohje të përbashkët”, tha ajo.

-Advertisement-

Tutje ajo tregoi se u fol edhe për rolin destabilizues të Rusisë në rajon.

“Roli që Rusia ka në rajonin tonë me qëllim që të destabilizojë Ballkanin Perëndimor për stabilitet të saj Serbisë, dhe pastaj të gjithë Europën përmes këtij rajoni, është në vëmendje të Sekretarit Blinken dhe ata janë të vetdijshëm. Kemi folur për ndaljen e këtyre tendencave. Agresioni rus ka dëshmuar se kush janë demokracitë e vërteta”, shtoi Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera