Fokus

Deklarohet Policia e Kosovës për valixhen e dyshimtë

Autori: Halil Berisha 13:37 | 21 September 2020

Për afër 2 orë një pjesë e rrugës Bill Clinton në Prishtinë qëndroj e mbyllur nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi aty gjindej një valixhe e dyshimtë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Për krejt këtë ngjarje Infokus raportoi drejtpërdrejtë me video.

E në fund pas ekzaminimit që iu bë nga Njësitë e veçanta të Policisë së Kosovës, në valixhe nuk u gjend asgjë e rrezikshme.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti në një përgjigje për Infokus ka thënë që tashmë rruga është hapur për qarkullim e hetuesit po merren me rastin, shkruan Gazeta Infokus.

“Rreth orës 13:00, ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën Bill Klinton. Në valixhe nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor kanë arrit të identifikojnë pronarin e valixhes.

Rruga Bill Klinton është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policor po po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera