BE deklarohet për mocionin, zgjedhjet dhe demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus
20:11 | 13 May 2017
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje liderëve politikë që të sigurohen që zgjedhjet e parakohshme dhe fushata zgjedhore të zhvillohen në përputhje me standardet demokratike. Ndërsa, qëndrimi i BE-së për mocionin e mosbesimit është se është bërë në kohë kritike për Kosovën dhe reformat e saj lidhur me BE.
“Ne kemi përcjellur votën mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, shkarkimin e Qeverisë dhe shpalljen nga Presidenti, zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 11 qershor. Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë që të sigurojnë që zgjedhjet e parakohshme dhe fushatat paraprake të zhvillohen në përputhje me standardet demokratike” ka thënë zyrtari nga BE Aleco Smerilli, nga zyra për Negocimet e Politikës së Fqinjësisë dhe Zgjerimit.
Të pyetur për mocionin përmes së cilit u rrëzua qeveria e kryeministrit Isa Mustafa, Aleco për indeksonline ka thënë se qëndrimi i BE-së për votën e mosbesimit dhe zgjedhjet e parakohshme është se janë shfaqur në kohë kritike për Kosovën dhe reformat e saj lidhur me BE.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të Kosovës që të mos i harrojnë sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova. Është thelbësore që puna e rëndësishme e ndërlidhur me promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, Dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe liberalizimi i vizave tëvazhdojë për të mirën e popullit të Kosovës” ka thënë në një përgjigje eltronike për Indeksonline, Aleco nga BE.
Ai ka shtuar se reformat e BE-së dhe ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duhet të jenë prioritetet e menjëhershme të çdo qeverie të re.

Të tjera
-
Kurti: Nuk jam për t’i shtypur serbët, por nuk mund të kemi super-minoritet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e liberalizi...
-
Kica-Xhelili: Dikush duhet t’ia kujtojë Albulena Haxhiut se nuk është ministre e fushatave linçuese
Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili i ka reaguar ashpër ministres së Drej...
-
Dy vitet e Qeverisë Kurti, Bislimi i quan vite të progresit dhe zhvillimit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka bërë një bilanc të punëve të Q...
-
Adresimi i problemeve të shqiptarëve në Serbi, Hill: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në Beograd
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka...
-
Selimi shpalos fakte tronditëse për Gjykatën Speciale
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi përmes profilit të...
-
Rasti i Iran Badallit/ Avokatët mbrojtës kërkojnë përjashtimin e prokurorit të rastit
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në janarin e vitit 2020 në Zhur të Prizrenit...
-
Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete
Një përplasje e rëndë zinxhirore me 14 automjete ka ndodhur sot në Serbi, gje...
-
Kapen me 10 kilogramë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi
Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke me aku...
-
Mbetjet mortore në Pogragjë të Gjilanit: Po ekzaminohen nëse i takojnë luftës së fundit
Disa mbetje mortore janë gjetur gjatë së hënës në fshatin Pogragjë të Gjilani...
-
I riu mbytet duke ngrënë picë, e gjithë skena në sy të prindërve
Një i ri u mbyt me një copë picë ndërsa ishte duke ngrënë drekë. Tragjedi...
-
Çfarë po ndodhë? Bien faqet e të gjitha komunave në Kosovë
Të gjitha web faqet e komunave të Kosovës janë jashtë funksionit. Vetëm aj...
-
KEDS me njoftim, në këto qytete do të ketë punime në rrjet
29.03.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1....