Deklarohet para gjykatës gruaja që akuzohet se vrau motrën e saj në Fushë Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
16:14 | 23 December 2021
E akuzuara F.S është deklaruar e pafajshme për akuzat se vrau motrën e saj, tani të ndjerën T.S në Fushë Kosovë në maj të këtij viti.
Një deklarim të tillë e akuzuara F.S e bëri të enjten në shqyrtimin fillestar, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktit akuzues nga prokurori Ilaz Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
E njëjta ka mohuar fajësinë lidhur me këtë rast dhe ka thënë se më herët kishin pësuar një aksident në komunikacion, i cili ka ndikuar ne gjendjen shëndetësore të saj dhe motrës së saj.
Ajo po ashtu ka thënë se motra e saj, tani e ndjera T.S vet kishte bërë vetëvrasje.
Prokurori Beqiri ka thënë se pas pranimit të raportit psikiatrik ka propozuar që ndaj të akuzuarës F.S, kur është e nevojshme të obligohet që ta përdorë terapinë pasi sipas tij ai dyshon së mund të paraqiten situata të njëjta sërish.
E akuzuara F.S dhe mbrojtësi i saj, avokati Halit Shaljani kanë kërkuar nga gjykata që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak ose siç tha avokati Shaljani nëse një propozim i tillë nuk aprovohet atëherë t’i vazhdohet paraburgimi të mbrojturës së tij në një institucion shëndetësor.
Një propozim i tillë është kundërshtuar nga prokurori Beqiri, e më pas është refuzuar heqja e masës së arrestit shtëpiak nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kushtrim Shyti.
Ndërsa, sa i përket propozimit për vazhdimin e masës së paraburgimit në institucion shëndetësor, gjykatësi Shyti tha se do të vendosë jashtë seance.
Po ashtu, gjykatësi Shyti ka njoftuar palët në procedurë se në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 6 dhjetor 2021, F.S po akuzohet se më 9 maj 2021 në fshatin Vrangoli, Komuna Fushë Kosovë në dhomën e tani të ndjerës T.S në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar dhe nga motive të panjohura e ka privuar nga jeta tani të ndjerën motrën e saj T.S.
Sipas aktit akuzues derisa e ndjera T.S ishte e shtrirë në krevatin e dhomës së saj, e pandehura fillimisht e ka shtrënguar në qafë dhe fyt e më pastaj e ka lidhur edhe me shami në fyt, me ç‘rast nga ngulfatja ka ndërruar jetë, ndërsa e pandehura F.S sipas aktakuzës pas këtij veprimi ka ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja.
Me këto veprime, F.S po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par 1, pika 1.3 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...

































