Lajme

Deklarohet Mustafa rreth propozimit të Kurtit për taksën

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 28 February 2020

Kryeministri, Albin Kurti së pari është dashur që deklaratat e djeshme rreth heqjes së taksës 100% ndaj Serbisë të i bisedojë me kabinetin e tij Qeverisës.

Kështu ka thënë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në një prononcim për medie, shkruan Gazeta inFokus.

“Nuk po themë se as që e përkrah as qe nuk e përkrahu, ajo çka ka thënë Z. Kurti është dashtë ta shtrojë në qeveri, dhe te diskutohet në qeveri”, ka thënë  Mustafa.

-Advertisement-

Sipas Mustafës nuk guxojmë që të rrezikojmë raportet me Ameriken dhe Bashkimin Evropian.

Mustafa po ashtu ka folur edhe për rrezikshmërinë që partneriteti mes partisë e tij dhe LVV të prishet.

Ai ka thënë se janë duke munduar ta ruajin partneritetin dhe se koalicioni do të kaloj në sfida të shumta të cilat duhet të kalohen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera