Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për krime lufte gjatë vitit 1998 në Bellopojë të Pejës
Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 17 November 2021
I akuzuari për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatin Bellopojë, të Pejës, Svetomir Baceviç, është deklaruar i pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ilir Morina, i akuzuari Baceviç deklaroi se nuk ndjehet fajtorë për veprën penale që i vihet në barrë.
Në këto rrethana, gjykatësi Musa Konxheli e ka njoftuar atë më të drejtën e tij për të kundërshtuar provat dhe për të kërkuar hudhjen e aktakuzës në afat prej 15 ditësh.
Ndryshe, në seancën e sotme ishte prezent edhe mbrojtësi i të akuzuarit Baceviç, avokat Dejan Vasiq.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 9 nëntor 2021, Svetomir Baceviç po ngarkohet se gjatë periudhës kohore në mes të muajve korrik-gusht të vitit 1998, në fshatin Bellopojë, Komuna e Pejës, gjatë një konflikti me karakter jo-ndërkombëtarë të zhvilluar në mes të pjesëtareve të UÇK-së dhe forcave Ushtarake të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe forcave policore të Serbisë, me dashje i shkel rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare Kundër Personave Civil.
Sipas aktakuzës, në periudhën kohore relevante për këtë aktakuzë, Baceviç merr peng të dëmtuarën Tigjë Kadrija, në atë mënyrë që ditën e incidentit, i armatosur shkon në shtëpinë e fqinjëve të tij – të dëmtuarve Rexhep dhe Tigjë Kadrija, që të dy të moshës rreth 60 vjeçare, me të cilin rast fillimisht gjuan me armë automatike në drejtim të kulmit dhe dritareve të shtëpisë, pastaj me forcë hyn në shtëpi dhe i dëmton gjësendet e shtëpisë me pretekstin se po kontrollonte për njerëz të tjerë.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Baceviç nën tytën e armës i nxjerr në oborr të dëmtuarit dhe i keqtrajton fizikisht dhe psiqikisht, duke i urdhëruar që të ulen dhe ngritën në këmbë disa herë dhe në atë moment, nën kërcënimin e armës e rrëmben të dëmtuarën Tigjë dhe e nxjerr në rrugë, kurse të dëmtuarit Rexhep i thotë se po e dërgonte gruan e tij në shtab të ushtrisë dhe policisë serbe.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Baceviç e paralajmëron të dëmtuarin Rexhep se mund ta merrte të dëmtuarën Tigjë vetëm pasi t’i sjell pjesëtaret e UÇK-së dhe kështu, nën kanosjen e armës, duke ja vënë në shpinë tytën e armës, e detyron të dëmtuarën Tigjë që të niset nga shtëpia dhe të ecë përgjatë rrugës së fshatit, në kohë nate dhe kohë lufte, në një zonë jo shumë të banuar dhe pa ndriçim.
Tutje, sipas aktakuzës, Baceviç e dërgon të dëmtuarën Tigjë tek qendra e fshatit, ku ndalet tek shitorja dhe në prezencë të shumë personave të tjerë e mbështet për muri kurse vet me armë në dorë i rri përball në distancë shumë të afërt, me qëllim të poshtërimit në prezencën e shumë personave të tjerë që gjendeshin tek shitorja.
Në aktakuzë thuhet se në ato momente arrin fqinji i të dëmtuarës, dëshmitari Momçilo Saviç, i cili përleshet me të pandehurin duke e goditur me grusht, me të cilin rast arrin ta shpëtoj të dëmtuarën dhe ta kthej në shtëpinë e saj, kurse të nesërmen i merr te dy të dëmtuarit dhe në fshehtësi nga ushtria dhe policia serbe, i largon nga fshati Bellopojë, duke u krijuar mundësinë që të shkojnë në qytetin e Pejës.
Më këtë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale “Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /betimipërdrejtësi
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...