Lajme

Deklarohet edhe LDK-ja, nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 27 January 2020

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar zyrtarisht pas përfundimit të takimit me VV-në.

Sipas njoftimit të kësaj partie ata nuk heqin dorë nga qëndrimet e tyre të mëhershme siç raportoi edhe gazeta inFokus menjëherë pas takimit.

Sipas LDK-së qëndrimet e tyre janë të balancuara për të dy palët dhe i shërbejnë stabilitetit për qeverisje.

-Advertisement-

“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera