Lajme

Deklarohen sërish nga kompania që iu aksidentua autobusi në Gjermani: Pasagjerët janë dërguar në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 19 May 2022

Përveç tre pasagjerëve, të gjithë të tjerët janë pa lëndime.

Kështu janë deklaruar sërish nga kompania “Armend Tours”.

Në deklarimin për Klankosova.tv thuhet se pasagjerët janë dërguar me një autobus tjetër për në Gjermani.

-Advertisement-

“Deshta të ju njoftojë për aksidentin që ka ndodhur me autobusin tonë. Përveç tre pasagjerëve të gjithë të tjerët janë pa lëndime dhe i kemi dërguar me një autobus tjetër në Gjermani”.

Në orët e para të së enjtes autobusi me udhëtarë nga Kosova, që kishte destinacion të fundit Gjermaninë u aksidentua në Salzburg të Austrisë.

Nga mediat austriake ishte raportuar se janë lënduar 20 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera