Lajme

Deklarohen nga “Ferronikeli”: Ngritja e çmimit të energjisë na bëri që të ndërpresim punën

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 08 October 2021

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane dhe krizës globale,”Ferronikeli” ka ndërpre punën, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo kompani thonë se vendimi për ndërprerje të përkohshme të prodhimit nuk ka qenë i lehtë por që ka qenë i vetmi opsion.

Arsyeja e ndërprerjes së rrymës sipas këtij kësaj kompanie është pasi që çmimet e energjisë janë katërfishuar.

-Advertisement-

“Menaxhmenti ka bërë përpjekje intensive që ta evitojë vendimin për ndërprerjen e prodhimit, mirëpo kjo situatë është bërë e pashmangshme, veçanërisht me rritjen e çmimit të energjisë në Evropë gjatë javëve të fundit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kompanisë dërguar medieve.

Gjithashtu, ndërmarrja i garanton të gjithë furnitorët dhe partnerët se kjo ndërprerje nuk do të bëhet shkas për të lënë pezull detyrimet ndaj tyre.
Të gjitha detyrimet e kontraktuara financiare do të zbatohen me rigorozitet të plotë nga ana e kompanisë.

“Kriza aktuale e energjisë elektrike është një prej më të mëdhave në histori dhe ka goditur të parën dhe më së rëndi industrinë e metalurgjisë së rëndë, ku bën pjesë edhe NeëCo Ferronikeli L.L.C. Edhe kompani të tjera të industrisë së rëndë në Evropë të ngjashme me NeëCo Ferronikeli L.L.C, që janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë, janë mbyllur tashmë. Kriza e çmimit ka nisur në janarin e këtij viti, duke e katërfishuar çmimin e energjisë në Evropë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera