Lajme

Deklarohen avokatët pas seancës për vra*jen e 18-vjeçarit në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 11 April 2024

Në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, Lulëzim Fejzullahu kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje e rëndë”. Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.

-Advertisement-

Pas seancës që u zhvillua e mbyllur për media avokati i palës së dëmtuar Tomë Gashi ka thënë se nuk është e ndaluar me iu tregu se kanë qenë dy dëshmitarë njëri është marrë në pyetje ndërsa tjetri në mungesë të asaj se ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt apo jo ka mbetur për seancën e radhës.

“Seanca është e tipit të mbyllur ne mundemi me iu thënë se është vazhdimi sipas propozimit të Gjykatës Themelore për shqiptimin e vendimit dhe Gjykata ka urdhëruar që detajet e gjykimit të mos shpalosen. Seanca e radhës është me 15 dhe 16 prill të këtij viti ndërsa nuk është e ndaluar me iu tregu se kanë qenë dy dëshmitarë njëri është marrë në pyetje ndërsa tjetri në mungesë të asaj se ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt apo jo ka mbetur për seancën e radhës”, Tomë Gashi

Ndërsa xhaxhai i të ndierit Lulëzim Fejzullahu, Rrahim Fejzullahu ka thënë shukrt se i beson drejtësisë.

“ Unë i besoj drejtësisë dhe vetëm drejtësisë”, është shprehur Fejzullahu.

Nga ana tjetër avokati i të akuzuarve Skender Musa ka thënë se çka ka ndodhur në seancë është e ndaluar dhe gjendja është përcjellur nga ana e psikologut ndaj dy të miturve.

“Çka ka ndodhur në seancë është e ndaluar është marrë aktvendim. Gjendja është përcjellur nga ana e psikologut ndaj dy të miturve”, ka thënë Musa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera