Deklarimet ndër vite të zyrtarëve evropianë për Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus
20:28 | 22 Shtator 2023
Tash e një dekadë, çështja e kompetencave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ka rënduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë pikëpamje diametralisht të kundërta se si do të duhej të dukej Asociacioni.
Qëndrimi i Kosovës është se ai duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2015, i cili përcakton se Marrëveshja mbi parimet duhet të harmonizohet me legjislacionin e Kosovës.
Nga ana tjetër, Serbia insiston që Asociacioni të formohet siç është rënë dakord në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja.
Megjithatë, qëndrimi i ndërmjetësuesve (nga BE-ja) për këtë çështje, ndër vite, ka ndryshuar – nga “Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, në deklaratën se “Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël që të mos mund të ndryshohet”, e deri te mesazhet se për çështjen e kompetencave të Asociacionit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.
Më poshtë mund të lexoni më shumë lidhur me Asociacionin, si dhe qëndrimin e zyrtarëve evropianë për të, ndër vite:

Nënshkruhet Marrëveshja e parë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e Catherine Ashtonit, asokohe përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë miratuan planin për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila i hapi rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të para lokale në veri të Kosovës dhe formimit të katër komunave sipas sistemit të Kosovës: Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i dërgoi letër kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa, në të cilën theksoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Një ditë më pas, Kosova dhe Serbia, në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, arritën Marrëveshjen lidhur me parimet për formimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, qëllimet, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Disa nga qëllimet që theksohen, janë: forcimi i demokracisë lokale; kryerja e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; arsimimi; mbrojtja shëndetësore dhe sociale; planifikimi urban dhe rural; dhe ofrimi i shërbimeve për anëtarët e saj në përputhje me ligjet e Kosovës.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, vlerësoi se marrëveshja e arritur është “arritje kyçe në procesin e normalizimit” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Angazhimi i kryeministrave ishte shumë i rëndësishëm dhe konfirmoj se BE-ja do të mbështesë në mënyrë aktive zbatimin e plotë të marrëveshjes së sotme”, tha Mogherini.
Marrëveshja për parimet e Asociacionit u nënshkrua nga Isa Mustafa, si kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, si kryeministër i Serbisë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim se Marrëveshja për parimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në harmoni të plotë me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Në sqarim thuhet se e kontestueshme është se “Asociacioni nuk bazohet në shumë-etnicitet, por mbledh komuna, në të cilat një komunitet etnik është shumicë”.
Megjithatë, konstatohet se pikat kontestuese mund të harmonizohen me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe me statutin e Asociacionit.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha se, “të gjitha palët duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Ajo shprehu pritjen e Bashkimit Evropian që akti juridik i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të miratohet sa më shpejt.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i tha presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, duhet të zbatohen “plotësisht dhe me mirëbesim nga të dyja palët”.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiq, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet brenda kornizës ligjore të Kosovës.
“Gjykata vendosi se Marrëveshja e Parë është në përputhje me Kushtetutën. Gjykata, gjithashtu, thekson se statuti i Asociacionit/Bashkësisë që do të hartohet, do të bazohet në kornizat e Parimeve të përgjithshme nga viti 2015. Vendimi i gjykatës shton se arsyetimi dhe konkluzionet e saj do të shërbejnë si bazë për hartimin e aktit juridik dhe të Statutit”, theksoi Kocijançiq për REL-in.

Këshilli i BE-së emëroi Mirosllav Lajçakun si të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte bllokuar që nga fundi i vitit 2018, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.
Dialogu rinisi në korrik të vitit 2020, kur Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti i hoqi këto taksa.

Brukseli i bëri thirrje Kosovës që të dalë me propozime konkrete se si të zbatohet marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka sqaruar se në kuadër të kësaj mund të përfshihet korniza Kushtetuese e Kosovës.
“I takon Kosovës që të propozojë se si të zbatohen marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, duke marrë parasysh këtu mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha Stano për REL-in.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha në Prishtinë se duhet të dakordohen “detajet” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai nënvizoi se BE-ja “nuk ka interes që ta destabilizojë Kosovën apo ta bëjë Kosovën jofunksionale”, si dhe theksoi se Kosova është obliguar për formimin e Asociacionit, me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe se duhet “ t’i respektojë këto obligime”.

Po atë ditë, në Beograd, të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, iu kërkua të sqarojë kërkesën e tij për zyrtarët kosovarë që Asociacioni të formohet në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Lajçak u përgjigj se “gjithçka është dakorduar dhe nënshkruar dhe duhet të zbatohet”.
Ai më pas theksoi qëndrimin e BE-së se Serbia dhe Kosova janë duke negociuar për “procese aq serioze sa që është logjike që Kushtetuta e Kosovës do të ndryshohet”.
“Kushtetuta nuk është Bibël”, përfundoi Lajçak.

Brukseli zyrtar vlerësoi se deklarata e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për ndryshimet kushtetuese, është keqinterpretuar, gjegjësisht, se ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, ndërkaq në Kushtetutën saj thuhet që “Krahina autonome e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë”.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është pengesë për zbatimin e marrëveshjes për formimin e tij.
Ai kështu iu përgjigj qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk është i mundur formimi i Asociacionit për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, i bëri thirrje Kosovës që menjëherë të fillojë hapat drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai përsëriti qëndrimin se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim se “Asociacioni duhet të krijohet” dhe se themelimi i saj është obligim ligjor për Prishtinën zyrtare.
Ai nuk saktësoi qartë nëse statuti i Asociacionit duhet të harmonizohet me ligjet e Kosovës, siç rekomandohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i bëri thirrje Prishtinës që të deklarojë se çfarë Asociacioni të komunave me shumicë serbe dëshiron.
Ai tha se respekton rendin kushtetues të Kosovës, si dhe parimet e Kosovës në dialogun me Serbinë, por se bashkësia ndërkombëtare pret përparim në lidhje me formimin e Asociacionit.
Ai nënvizoi se “të gjithë duhet ta kenë të qartë se askush nuk dëshiron të krijojë një Republikë Sërpska të re”.
Për vite me radhë, Kosova e ka refuzuar formimin e Asociacionit, me arsyetimin se mund të ndikojë në funksionalitetin e brendshëm, duke aluduar në krijimin e një Republike Sërpska të re, që është një nga entitetet në Bosnjë e Hercegovinë.
“Në vend se të themi se çfarë nuk duam, pse nuk e themi atë që duam… Mos kini frikë nga diçka që nuk ekziston, askush nuk dëshiron që t’ju imponojë këtë, jeni partnerë të barabartë, nuk ka arsye të keni frikë nga procesi që po zhvilloni me Serbinë, duhet të thoni çfarë doni”, tha Lajçak.

Pasi Kosova dhe Serbia e pranuan Marrëveshjen për normalizim në bazë të propozimit të BE-së, si dhe më pas ranë dakord për Aneksin për zbatimin e saj, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në një intervistë për REL-in theksoi edhe një herë obligimin e Kosovës për formimin e Asociacionit, gjegjësisht, që zbatimi i asaj marrëveshjeje të fillojë menjëherë.
Në Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve është rënë dakord që të vendoset një nivel i caktuar i vetë-menaxhimit për komunitetin serb, ndërkaq Lajçaku konfirmoi se kjo i referohet formimit të Asociacionit.

Bashkimi Evropian përsëriti thirrjet për Kosovën që menjëherë dhe pa vonesë të fillojë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mirëpo, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Lidhur me atë se si të bëhet, në çfarë mënyre, si do të duket, si do të funksionojë, cili do të jetë statuti, duhet të diskutohet në kuadër të dialogut”, tha Stano.
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, pas takimit të fundit në kuadër të dialogut në nivel të lartë politik, tha se qëndrimi i BE-së është që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosova, por që ky qëndrim nuk mund të jetë publik dhe formal.
Sipas të njëjtit burim, strukturat e BE-së kanë hartuar udhëzime se si duhet të duket Asociacioni i ardhshëm i komunave me shumicë serbe, si dhe kanë thënë se qëndrimi i BE-së është se ai duhet të bazohet në shembujt më të mirë evropianë dhe në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, Kushtetutën e Kosovës dhe udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në fund, i njëjti burim ka theksuar se statuti i Asociacionit duhet të shkojë sërish për konfirmim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por se është Kosova ajo që duhet të fillojë përmbushjen e obligimeve të saj në këtë moment, sepse formimi i Asociacionit është “proces dhe jo një akt”.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...




































